A do të bëjmë plazh këtë verë? Virologu italian: Uji i kripur një antiviral i shkëlqyeshëm

A do të bëjmë plazh këtë verë? Virologu italian: Uji i kripur një antiviral i shkëlqyeshëm

Virologu dhe mjeku njohur botëror Dr. Giulio Filippo Tarro foli në Radio Marte rreth koronavirusit, i cili u pyet edhe për mundësinë e shkuarjes në deti.

Dhe përgjigjja e tij ishte “Po ne mund të shkojmë në deti”.

Tarro tha se nxehtësia është një antiviral, siç është deti. Me siguri do të ketë distanca dhe kufij për t’u ndjekur apo edhe mundësia e përdorimit të maskave por ajo që është më e rëndësishme në deti shkuarja nën ujë.

“Unë dua t'u them njerëzve që ju mund të shkoni në plazh këtë vit: uji me kripë është një antiviral i shkëlqyeshëm”, u shpreh virologu Tarro.

Për mundësinë e rifillimit të sportit ai thotë: “Për mua, sporti gjithashtu mund të riniset, madje edhe lojtarët e ekipit mund të rifillojnë normalisht.”

Ishte folur gjithashtu për një kthim të mundshëm të koronavirus: "Për hipotezën se ai zhduket kemi përvojën e Sars, e cila u zhduk në fund të pranverës. Mund të jemi në të njëjtën situatë".

"Nëse duam ta krahasojmë atë me një grip sezonal - përfundon Giulio Tarro - atëherë mund të kthehet, por sigurisht në një formë të zvogëluar sepse shumica e njerëzve do të kenë zhvilluar antitrupa për këtë virus"./Motilokal.com