Fundjava me mot tipik pranveror në Shqipëri, temperaturat në rritje graduale deri në 20 °C

Fundjava me mot tipik pranveror në Shqipëri, temperaturat në rritje graduale deri në 20 °C

Moti në Shqipëri parashikohet të mbajë mot tipik pranveror me diell dhe i ngrohtë që do të mbizotërojë në pjesën më të madhe të vendit.

Dita e premte do të mbajë mot i kthjellët. Temperaturat do të luhatën nga 8 deri në 19 °C.

Paraditja së shtunës do të jetë me mot pjesërisht me re, kurse pasditja i kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 10 deri në 19 °C. Era do të fryje me shpejtësi 1 m/s në drejtim të perëndimit dhe veriperëndimit.

Edhe të dielën do të kemi mot të kthjellët. Temperaturat do të sillen prej 11 deri në 21 °C. /Motilokal.com