OBSH paralajmëron: Më e keqja është akoma para nesh

OBSH paralajmëron: Më e keqja është akoma para nesh

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka paralajmëruar se më e keqja është akoma para nesh, shkruan The Guardian.

“Na besoni, më e keqja është akoma përpara nesh. Ta parandalojmë këtë tragjedi. Është një virus që të tjerët ende nuk po mund ta kuptojnë”, ka paralajmëroi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus për pandeminë COVID-19.

Edhe pse ai nuk specifikoi saktësisht se si mund të duket më e keqja, OBSH ka paralajmëruar më parë për përhapjen e virusit në të gjithë Afrikën.

Sidoqoftë, hulumtimet e reja sugjerojnë që vetëm një pjesë e vogël e popullsisë globale - mbase aq pak sa 2% ose 3% - duket se kanë antitrupa në gjak.

Ghebreyesus paralajmëroi vendet që kanë filluar të heqin masat e izolimit, duke thënë "lehtësimi i kufizimeve nuk është fundi i epidemisë në asnjë vend".

Drejtori i OBSH-ë e krahasoi pandeminë e koronavirusit me të ashtuquajturin “gripin spanjoll” që kishte shpërthyer pas Luftës së Parë Botërore.

“Ka një kombinim të rrezikshëm dhe sërish po ndodh pas 100 viteve, sikurse gripi i vitit 1918 që mbyti 100 milionë njerëz në botë. Por, tani kemi teknologjinë, mund të parandalojmë këtë katastrofë, mund të parandalojmë një krizë të tillë”, theksoi kreu i OBSH në një konferencë për media./Motilokal.com