Pamje që nuk duhet humbur, shi meteorësh këtë mbrëmje

Pamje që nuk duhet humbur, shi meteorësh këtë mbrëmje

Nëse ndiheni të mërzitur nga filmat apo librat në librarinë tuaj pas disa javëve në izolim, qielli duket se ka plan për t’ju argëtuar.

Të martën në mbrëmje, dhe si çdo vit në fund të prillit, planeti jonë do të kalojë pranë kometës C / 1861 G1 Thatcher.

Takimi i tyre do të mbush qiellin me meteorë, deri në 20 yje për çdo orë.

Image

Ky fenomen i përvitshëm njihet ndryshe si “Lyrids” sipas NASA-s

Lyridet janë vëzhguar prej 2700 vjet dhe marrin emrin e tyre nga konstalcioni “Lyra” ndërsa duket se rrezatojnë nga Vega, ylli i saj më i ndritshëm.

Ky shi meteorësh shihet më së miri në hemisferën Veriore dhe nuk kërkon asgjë përveç një palë syzë për t'i dalluar.

Megjithatë kapriçiozot e motit në pjesë të Evropës rrezikon ta prishë këtë spektakël qiellor. /Motilokal.com