Si po ndikon ndotja e ajrit në vdekjet nga koronavirusi?

Si po ndikon ndotja e ajrit në vdekjet nga koronavirusi?

Nivele të larta të ndotjes së ajrit mund të rrisin rrezikun e vdekjes nga COVID-19, sugjerojnë dy studime.

Dr Maria Neira, nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), për BBC News tha se shtetet me nivele të larta ndotjeje, kryesisht në Amerikën Latine, Afrikë dhe Azi, duhet t’i forcojnë përgatitjet e tyre.

Personat me probleme  të lidhura me ndotjen në vendet ku nivelet e saj janë të larta, janë prekur shumë rëndë nga koronavirusi.

Profesionistët e mjekësisë mendojnë sidoqoftë se është ende herët për të provuar se ka një lidhje direkte.

"Ne do të bëjmë një hartë të qyteteve më të ndotura bazuar në bazën e të dhënave tona për të mbështetur autoritetet kombëtare në këto rajone në mënyrë që ata të mund të përgatisin planin e tyre të përgjigjes epidemike në përputhje me rrethanat", tha Dr Neira.

Një studim amerikan sugjeron që niveli i vdekjeve COVID-19 rritet me rreth 15 për qind në zona madje që kanë pasur një rritje të vogël të niveleve të ndotjes së grimcave të imëta në vitet para pandemisë.

"Modelet në shkallët e vdekjes COVID-19 në përgjithësi imitojnë modelet me dendësi të lartë të popullsisë ashtu edhe në zonat e larta të [grimcave] të PM2.5 të ekspozimit", thuhet në raportin e Universitetit të Harvardit.

Këto grimca, janë lidhur më përpara me një sërë problemesh shëndetësore përfshirë infeksionet e  frymëmarrjes dhe kancerin e mushkërive.

Studimi i Harvardit nuk është shqyrtuar akoma nga studiuesit, por kryetari i Universitetit Ludwig Maximilian të Mynihut, Annette Peters i tha BBC-së se studimet e para që vërteton dyshimin tonë dhe hipotezën se ashpërsia e infeksionit COVID-19 mund të shtohet nga ndotja e ajrit në lidhje me grimcat./Motilokal.com