Një fenomen i çuditshëm është vërejtur dje në disa zona të Veronës në Itali, afër liqenit të Gardës. Bëhet fjalë për një ylber por ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim, sepse ishte shumë më afër zenitit, në krahasim me ato "normale": të shkaktuara nga kristale të vogla akulli, në vend të pikave të kondensuara. Kjo na shkakton efektin e reflektimit.
Këto fenomene janë shumë të rralla - thotë Nicola Bertolotto, pronare e faqes së informacionit social 'Meteo Caprino’, shumë e njohur në Verona dhe rrethinë - formimi i tyre kërkon kushte atmosferike që pothuajse asnjëherë nuk ndodhin. Zakonisht ato kanë ngjyra shumë të forta dhe janë tipike për zonat polare. Fakti që ato shfaqen lart, shumë afër diellit, e bën të vështirë identifikimin e tyre.
Sidoqoftë, ylberi "në formë të buzëqeshjes" ishte një tregues i një ndryshimi meteorologjik: nga temperaturat e mëngjesit duke u ulur pas një fundjave shumë të nxehta për periudhën. Megjithatë, shiu ka prekur vetëm një pjesë të rajonit Veneto, në veçanti zonat perëndimore dhe jugore dhe reshje të bollshme nuk priten. Prilli i thatë vazhdon, por në ditët në vijim do të jetë më "normale" të paktën sa i përket termometrit./Motilokal.com


