Motilokal tashmë është bërë një dritare e besueshme për të gjithë të pasionuarit pas motit. Me një laramani temash të ndryshme nga ndryshimet klimatike, ambienti, shkenca, shëndetësia, reportazhe të bukurive shqiptare dhe të jetës së egër ka arritur të depërtojë në zemrat e të gjithë shqiptarëve.
Sot motilokal.com është portal lider në gjuhën shqipe për parashikimin e motit për të gjitha qytetet e trojeve shqiptare dhe jo vetëm, por edhe referencë e pazëvendësueshme për diasporën tonë, e cila i qaset adresës sonë për të kuptuar ndryshimet dhe teket e motit.
Në vazhdën e sukseseve janë edhe klikimet në faqen online të www.motilokal.com.
Vetëm gjatë muajit mars motilokal.com ka regjistruar rekord të lexueshmerisë me mbi 1.3 milion vizita.
Duke ju referuar Google Analytics (instrumenti më i saktë i matjes së audiencës), Motilokal është klikuar 1.3 milion herë gjatë muajit mars, duke shënuar edhe një sukses në lexueshmëri.
Motilokal.com vazhdon të sjell risi dhe gjëra interesante për të shpaguar besnikërinë e mbi një milion vizitave anë e mbanë trojeve shqiptare në muaj.
I gjithë ky sukses vjen pas një pune dhe angazhimi të palodhshëm nga i gjithë stafi i portalit motilokal.com, i cili do të vazhdojë ta raportojë saktë parashikimin e motit si dhe lajmeve nga vendi dhe bota rreth ndryshimeve klimatike. /Motilokal.com
