Nga shkollat tek restorantet, BE me plan për rihapjen pas izolimit

Nga shkollat tek restorantet, BE me plan për rihapjen pas izolimit

Bashkimi Evropian (BE) ka hartuar një plan për hapjen graduale, pas izolimit më shumë se njëmujor. Sipas BE-së plani parashikohet të zbatohet në tri faza.

Tashmë faza e parë ka filluar më 14 prill, me hapjen e librarive dhe kioskave. Ndërsa nga 18 prilli janë rihapur e ndërmarrjet bujqësore dhe industriale.

Është parashikuar që më 11 maj të hapen gjykatat dhe zyrat profesionale. Baret, restorantet dhe aktivitetet e tjera të hotelerisë do të rihapen po ashtu më 18 maj, por klientët duhet të respektojnë distancën mes njëri-tjetrit.

Ndërkaq nga 25 maj mund të rifillojnë punën parukierë dhe berberë, por me maskë dhe me një klient të vetëm.

Nga 31 maj pritet të rifillojnë kampionatet e futbollit dhe sporteve të tjera kolektive, ndërsa më 8 qershor rihapen qendrat sportive, vetëm për sporte individuale.

Po ashtu BE ka bërë të ditur se nga shtatori i këtij viti shkollat e mesme do të rihapen me turne dhe me mësime në internet. Ende nuk është vendosur për çerdhet dhe shkollat fillore.

BE ka parashikuar që në dhjetor të rihape kinematë dhe teatrot.

Në mars të vitit 2021 do të rihapen diskot dhe stadiumet, ndërsa më 31 mars të vitit të ardhshëm parashikohet rihapja e kufijve dhe përfundimi i të gjitha kufizimeve të deritanishme.

Ky është një plan i hartuar nga Bashkimi Evropian, i cili mund të ndryshojë në varësi të situatës në konsultim me ekspertët, duke parë ecurinë dhe mbarëvajtjen e pandemisë COVID-19./Motilokal.com