Pas disa ditëve me mot të ngrohtë tipik pranverore, fillimin e kësaj jave pritet të kemi mot të vranët dhe me shi.
Dita e hënë do të mbajë mot me vranësira, ku gjatë pasdites priten reshje shiu. Temperaturat do të luhatën nga 15 deri në 20 °C.
Ndërsa të martën pritet reshje të mëdha të shiut. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 16 deri në 18 °C.
E mërkura do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të sillen prej 12 deri në 13 °C. /Motilokal.com
