Një lloj bari i panjohur me një lartësi të madhe që e ruan vesën gjatë gjithë kohës në formë të konservuar përgjatë trupit ka mbirë në lulishtet në hyrje të qytetit të Vlorës.
Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, ka publikuar një foto të këtij lloji bari, duke theksuar se institucionin që ai drejton do të angazhojë Institutin e Bimëve për të analizuar shkaqet e lindjes dhe përbërjen biologjike të kësaj specieje të rrallë.
Ai tha se na rezulton se gjatë këtyre 40 ditëve të karantinës në hyrje të Vlorës ka mbirë një lloj i panjohur i barit i lartë që e ruan vesën gjatë gjithë kohës në formë të konservuar përgjatë trupit.
“Bashkia e Vlorës do të angazhoje Institutin e Bimëve për të analizuar shkaqet e lindjes dhe përbërjen biologjike të kësaj specieje”, theksoi kryetari Teli.
Kreu i Vlorës u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të mos i afrohen pa u zbuluar më parë efekti i kësaj bime mbi organizmin e njeriut!
“Për momentin bimë të tjera dhe pemë të ndryshme po shtohen rrotull barit të çuditshëm me përmasa gjigante që ka dalë në hyrje të qytetit”, ka shkruar ai.
