Vranësira dhe reshje shiu – ky pritet të jetë moti për javën e ardhshme në Kosovë

Vranësira dhe reshje shiu – ky pritet të jetë moti për javën e ardhshme në Kosovë

Java në Kosovë do të nisë me mot të freskët, kryesisht me vranësira dhe reshje të dobëta shiu. Reshje më të mëdha priten ditën e marte.

Temperaturat për ditën e hëne do të lëvizin nga 12 deri në 20 °C. Era do të fryje me shpejtësi 3 m/s në drejtim të veriut dhe verilindjes.

Dita e marte do të jetë me mot më të ftohtë dhe me reshje të dendura shiu. Temperaturat do të luhatën prej 7 deri në 8 °C. Era do të fryje me shpejtësi 5 m/s në drejtim të verilindjes.

Ndërsa të mërkurën do të kemi mot me vranësira. Temperaturat do të luhaten nga 5 deri në 12 °C. Era do të fryje me shpejtësi 3 m/s në drejtim të lindjes./Motilokal.com