Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik në një konferencë për media ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 314.
“Aktualisht në vendin tonë janë 222 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet, numri i të shëruarve është më i lartë, dhe kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave”, tha Dervishi.
Ajo njoftoi se deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor./Motilokal.com
