Shumë qytetarë të shtunën kanë thënë se në qiell po vërejnë objekte të paidentifikuara dhe për këtë Klubi Astronomy Outreach of Kosovo, ka thënë se është hera e dytë që brenda 10-të ditëve, që në Kosovë po vërehen satelitët Starlink të Kompanisë Space X!
Sipas tyre këta satelit, respektivisht mbi 360 në numër, janë lëshuar në revolucion rreth tokës dhe gjenden në orbitë që nga viti 2018! Ata gjenden në orbitë me qëllim të përdorimit për eksplorime dhe zhvillime të ndryshme!
Konstelacioni i këtyre satelitëve do të përbëhet nga mijëra satelitë të vegjël të prodhuar në masë në orbitën e ulët të Tokës (LEO), duke punuar në kombinim me transmetuesit tokësorë.
‘Space X’ gjithashtu planifikon të shesë disa nga satelitët për qëllime ushtarake, shkencore ose eksploruese.
Astronomy Outreach of Kosovo thotë se këta satelit po vërehen në Kosovë, pasi që ajri është shumë më i pastër në këto kohë shkaku i rënies së fluksit të qytetarëve me vetura, rënies së ndotjes dhe zvogëlimit të qarkullimit të përgjithshëm!/Motilokal.com

