Njerëz nga e gjithë bota vizitojnë Venedikun për të përjetuar mrekullitë e kanaleve ujore të famshme të saj, por nëpër të cilat tani nuk po lëviz askush për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) ka publikuar imazhe satelitore të qytetit italian të shkrepura këtë muaj dhe në të njëjtën kohë vitit e kaluar për të bërë dallimin e trafikut ujor si rezultat i izolimit që filloi të aplikohet nga marsi.
Kanali i Madh dhe Kanali Giudecca janë të zbrazëta krahasuar me të njëjtën periudhë kohore gjatë vitit të kaluar, derisa trafiku ujor nga Venediku për në ishullin Murano pothuajse më nuk ekziston.
Gjithashtu në foto shihet se si dikur ishin ndalur dy anije gjigante në port, ndërsa sot kjo hapësirë është e zbrazët, duke bërë që kjo zonë të duket si një “zonë fantazmë”.
Italia u vlerësua si pika më e nxehtë e koronavirusit, e cila tani ka më shumë se 165,000 raste dhe 21.645 vdekje të raportuara në vend.
Zyrtarët qeveritarë vendosën vendin në izolim me 9 mars me shpresën për të zbutur infeksionin./Motilokal.com

