Ndotja e ajrit ka rënë me mbi 45 për qind, krahasuar me të dhënat e vitit 2019 në disa qytete evropiane si rrjedhojë e masave kufizuese për shkak të koronavirusit që i kanë mbajtur njerëzit në shtëpi.
Në Paris, niveli i dioksidit të azotit ka rënë për 54 për qind, sipas një studimi të Institutit Meteorologjik Mbretëror të Holandës (KNMI).
Shkencëtarët e Institutit Holandez, duke përdorur instrumentin e Agjencisë Hapësinore Copernicus Tropomi, krahasuan përqendrimet e dioksidit të azotit nga 13 marsi deri në 13 prill të 2020-ës me ato të vitit 2019 gjatë të njëjtës periudhë.
Ata zbuluan dukuri të ngjashme në disa qytete të unionit, si Madridi, Milano, Roma ku dukej një rënie prej 45 për qind e nivelit të ndotjes së ajrit.
Dyoksidi azotit është një përbërës kimik që prodhohet nga aktiviteti industrial, djegia e naftës nga makinat dhe udhëtimet ajrore.
Pasojat e tij mund të kenë një ndikim të konsiderueshëm tek shëndeti tha Organizata Botërore e Shëndetësinë. Sipas përllogaritjeve të OBSH, 7 për qind e vdekjeve të parakohshme në botë janë si pasojë e ajrit të ndotur./Motilokal.com
