Virologu gjerman Hendrik Streeck në një konferencë për shtyp shpjegoi metodologjinë e studimit të tij të ri në Heinsberg, "epiqendrën" e shpërthimit të COVID-19 të Gjermanisë dhe foli për planet e mundshme që një vend të ecë përpara gradualisht në kthimin në një jetë "normale".
Gjatë javëve të fundit, ekipi i tij përfundoi disa studime të realizuar përmes anketimeve dhe hetimeve nëpër shtëpi në të gjithë rajonin e Heinsberg - ku ishin raportuar më shumë se 1.400 raste të konfirmuara. Heinsberg ka një popullsi të përafërt prej 250,000 banorë dhe ka konfirmuar 46 vdekje të lidhura me koronavirusin.
Këto gjetje të hulumtimit kanë dhënë tashmë disa tregues sesi funksionon virusi, siç sqaron Streeck:
“Nuk ka ndonjë rrezik të madh për t’u infektuar me virus kur bëni pazar. Përhapja e madhe e infeksionit ishte gjithnjë si rezultat i njerëzve që ishin afër njëri-tjetrit për një periudhë më të gjatë kohore, për shembull në ahengje, në qendrën e skijimit në Ischgl, Austri.” Ai gjithashtu nuk mundi të gjente ndonjë dëshmi të viruseve “të gjalla” në sipërfaqe. “Kur morëm mostra nga dorezat e dyerve, telefonat ose tualetet, nuk ishte e mundur ta kultivojmë virusin në laborator në bazë të këtyre shtupave…”
"Mundësi për t’u infektuar me virus do të duhej që dikush të kollitet në dorë e tij, menjëherë të prekë një dorëz derë dhe pastaj menjëherë pas kësaj një person tjetër ta kap dorezën dhe vazhdon të prekë fytyrën e tij." Prandaj, Streeck beson se ka pak shanse të transmetimit përmes kontaktit me të ashtuquajturat sipërfaqe të kontaminuara.
Fakti që COVID-19 është një infeksion pikash dhe nuk mund të transmetohet përmes ajrit, më parë ishte konfirmuar edhe nga virologu Christian Drosten nga Charité i Berlinit. Ai kishte theksuar në një intervistë se koronavirusi është jashtëzakonisht i ndjeshëm ndaj tharjes, kështu që mënyra e vetme e kontraktimit është nëse do të "përthithni spërklat".
Sidoqoftë, ka gjetje të ndryshme se si përhapet koronavirusi. Ekspertët nga Instituti Amerikan i Shëndetit CDC dhe NIH kishin arritur në përfundimin se virusi mund të mbijetojë 24 orë në letër, tre orë në aerosole dhe deri në tre ditë në plastikë dhe çelik inox. Siç thotë Instituti Robert Koch në faqen e tyre të internetit, studimet shkencore si kjo janë realizuar në kushte eksperimentale, kjo është arsyeja pse akëto studime nuk janë shumë përfaqësuese për rrezikun e transmetimit në jetën e përditshme.
Heinsberg tani do të jetë qendra për kryerjen e një studimi tjetër, i cili shkon më thellë, duke synuar të vlerësojë më tej se si përhapet virusi dhe si mund të parandalohet. Studimi do të ndjekë një mostër përfaqësuese prej 1.000 personash.
"Rezultatet nga ky studim më i detajuar mund të shërbejnë më pas si bazë për rekomandime për strategjitë kombëtare të daljes jashtë izolimit", u shpreh Streeck.
“Është e rëndësishme të sigurohen këto të dhëna në mënyrë që të sigurohen që vendimet të merren bazuar në fakte dhe jo në supozime. Të dhënat duhet të shërbejnë si bazë informacioni për qeverinë, në mënyrë që ata të mund të mendojnë për rrjedhën e tyre të mëtejshme të veprimit", vazhdon ai.
Streeck thotë se Heinsberg ofron një situatë ideale për të gjetur përgjigje për pjesën tjetër të Gjermanisë, ndoshta edhe për Evropën ose në të vërtetë për të gjithë botën.
Sa i përket masave të vendosura aktualisht, ai personalisht mendon se është e rëndësishme të merren parasysh efektet e mundshme negative që mund të sjellin disa masa:
“Njerëzit mund të humbnin vendin e tyre të punës. Ata mund të mos kenë mundësi të paguajnë qiranë dhe të qëndrojnë brenda për një kohë më të gjatë mund të çojnë në dobësimin e sistemit tonë imunitar." Ai shtron pyetje të tilla si: "Qëllimi nuk është kontroll i plotë i virusit. Ne duhet të dimë se ku janë kufijtë aktualë të kapaciteteve të spitaleve tona. Sa infeksione janë shumë? Çfarë thonë mjekët e kujdesit intensiv?"
"Është e rëndësishme të filloni të mendoni për një strategji të "rikthimit" dhe shpresa e tij është që të sigurojë faktet përkatëse në mënyrë që njerëzit të kenë një bazë të mirë për vendimet e tyre."
Rezultatet kryesore të "studimit të grupeve me COVID-19" në Heinsberg pritet të paraqiten deri në fund të javës tjetër./Motilokal.com
