Përhapja e koronavirusit si duket se po ngadalësohet në mbarë botën pasi gjysma e popullsisë së botës është nën izolim.
Media Daily Mail ka publikuar një grafik të rasteve të reja të infeksioneve që po fillon të ulet ose janë të prirur të ulen.
Grafikët paraqesin numrin e infeksioneve të përditshme në vende të tilla si SHBA sesi pati rritje dramatike përgjatë muajit mars tani kanë filluar të stabilizohen.
Ndërkohë zonat e nxehta si Italia dhe Spanja kanë shënuar rënie të numrit të të infektuarve.
Dr. Hans Kluge, drejtor i OBSH-së për Evropën, tha që ka shenja optimiste se virusi ka filluar të zvogëlohet në disa pjesë të kontinentit.
Ai veçoi Mbretërinë e Bashkuar, Bjellorusinë dhe Rusinë, si arsye për të besuar se Evropa është ende 'në sytë e stuhisë COVID-19'.
'Nga 10 vendet e rajonit me numrin më të madh të rasteve, ka pasur shenja optimiste për sa i përket numrave të rritjes në Spanjë, Itali, Gjermani, Francë dhe Zvicër javët e fundit.
"Javët e ardhshme do të jenë kritike për Evropën", tha Kluge. 'Mos bëni gabim - pavarësisht motit të pranverës, ne jemi në mes të një stuhie.'
Këtu, grafikët e MailOnline zbulojnë se si rritja e rasteve të koronavirusit ka filluar të ngadalësohet:

USA


New York




Britani e Madhe

Itali


Spanjë


Gjermani


Suedi


Australi
