Në Klinikën Infektive po trajtohen 53 pacientë me COVID-19

Në Klinikën Infektive po trajtohen 53 pacientë me COVID-19

Në konferencën e sotme për medie, ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Klinikës Infektive, dr. Lindita Berisha, ka folur në lidhje me pacientët me COVID-19, që janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive.

Sipas saj, në kuadër të klinikës janë duke u trajtuar 53 pacientë, prej tyre 39 janë në gjendje stabile, përderisa tre në mjekim intensiv, kurse gjatë ditës pritet të lirohen edhe tre pacientë të shëruar.

Sa i përket 5 infermierëve të infektuar me këtë virus, u sqaruar, se dy janë liruar, një është drejt shërimit dhe dy të tjerë në gjendje stabile, theksoi ajo.

Drejtoresha Berisha, bëri të ditur se pacientët në këtë klinikë pranohen pa dallim nacionaliteti.

“Testimet e stafit bëhen vetëm në ato raste kur ne kemi indikacione për të punuar testin,jemi në kontakt të vazhdueshëm duke i trajtuar pacientët me COVID-19. Në momentin që e shohim të arsyeshëm të testohet stafi ne do të testohemi” përfundoi ajo./Motilokal.com