Çfarë ndikimi ka koronavirusi në klimën e botës?

Çfarë ndikimi ka koronavirusi në klimën e botës?

Shumë njerëz presin që mjedisi të përfitojë nga ulja e veprimtarisë ekonomike dhe industriale ndërsa përhapet pandemia.

Kryeqyteti i Indisë është një nga qytetet më të ndotur në botë, por qielli i tij është bërë i kaltër dhe shumë njerëz mund të shohin Malet e Himalayave për herë të parë pas 30 vjetësh.

Në Venecia të Italisë, ndërkohë, uji i kanalit është aq i qartë sa peshku mund të shihet lehtësisht.

E gjithë kjo është një përmbysje e papritur e krizës së koronavirusit që ka dëshmuar se cilësia globale e ajrit mund të përmirësohet në mënyrë dramatike - dhe e shpejtë, shkruan Al Jazeera News.

Ndryshimi është krijuar nga izolimi dhe mbyllja e trafikut ajror dhe fabrikave. Por ambientalistët paralajmërojnë se kjo mund të jetë e përkohshme.

Bisedimet për klimën janë vonuar për vitin e ardhshëm për shkak të shpërthimit të virusit, dhe ka frikë se vendet mund të kenë përparësi për mirëqenien njerëzore dhe ekonomike përpara asaj të mjedisit.

Shumë njerëz po pyesin nëse bota thjesht do të kthehet në biznes si zakonisht kur të rimëkëmbet nga pandemia.

Pra, duke ecur përpara, a mundet që pandemia të na mësojë për të jetuar me natyrën?/Motilokal.com