Parashikimi: 2020 mund të jetë viti më i ngrohtë ndonjëherë

Parashikimi: 2020 mund të jetë viti më i ngrohtë ndonjëherë

Muaji i kaluar ishte muaji i dytë më i ngrohtë në Tokë dhe muaji i tretë më i ngrohtë në rekord.

Qendrat Kombëtare për Informimin e Mjedisit në SHBA (NCEI) dhe NASA konfirmuan se marsi i 2020-ës ishte i dytë më i ngrohtë i planetit që nga fillimi i regjistrimeve nga viti 1880.

Marsi më i ngrohtë ndonjëherë ishte regjistruar në vitin 2016.

Temperaturat më të dukshme të marsit të 2020-ës ishin në pjesën më të madhe të Azisë, gjysmën lindore të Shteteve të Bashkuara dhe Amerikën e Jugut ku temperaturat ishin 2 °C mbi mesataren.

Ndërsa temperaturat e oqeanit ishin gjithashtu të dukshme, duke përfshirë pjesë të Oqeanit Atlantik Tropikal, Oqeanit Qendror Indian, dhe zonave të Oqeanit Paqësor të Veriut dhe Jugperëndimit.

Mesatarisht, këto temperatura të oqeanit ishin 1.5 °C mbi mesataren ose më të larta.

Temperaturat globale të tokës dhe sipërfaqes së oqeanit për muajin mars të këtij viti ishte 1.16 °C mbi mesataren e shekullit të 20-të prej 12.7 °C.

Vetëm marsi i vitit 2016 ishte më i ngrohtë në 1.31 °C. Sidoqoftë, 2016-ta gjithashtu pa një ngjarje të fortë gati-rekorde të El Nino-s.

Regjistrimet globale të temperaturave kanë më shumë të ngjarë të vendosen gjatë ngjarjeve të El Nino-s për shkak të nxehtësisë shtesë që Oqeani Paqësor tropikal prodhon në atmosferë.

Tani për tani, nuk ka asnjë El Nino që të rrit temperaturat, kështu që e bën marsin e këtij viti gjithnjë e më të dukshëm.

Janari deri në mars të këtij viti renditet si periudha e dytë më e ngrohtë në rekord; 2016 ishte më e ngrohta ndonjëherë.

Sipas perspektivës vjetore të temperaturës së NCEI, viti 2020 ka më shumë se 70 për qind shans për të qenë viti më i ngrohtë në rekord.

Ndërsa gjërat si qëndrojnë tani, 2020 ka një shans 99.94 për qind për t'u renditur në mesin e pesë viteve më të ngrohta të regjistruara ndonjëherë.

Nëse po, kjo do të nënkuptonte se shtatë vitet e kaluara janë shtatë vitet më të nxehta në rekord./Motilokal.com