Koronavirusi/ Përmirësohet cilësia e ajrit, Tirana shënon nivelin më të ulët të ndotjes

Koronavirusi/ Përmirësohet cilësia e ajrit, Tirana shënon nivelin më të ulët të ndotjes

Përveç lajmit të mirë se thuajse përditë shtohet numri i personave të shëruar nga COVID-19, një tjetër lajm i mirë gjatë këtyre ditëve të karanitinës është përmirësimi i cilësisë së ajrit.

Në Tiranë është shënuar niveli më i ulët i ndotjes për herë të parë që nga fillimi i zbatimit të projektit #GreenLungs, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga rrjeti organizatave mjedisore të udhëhequra nga Co-PLAN Institute for Habitat Development dhe Milieukontakt Albania (member of Milieukontakt International Network).

Në mbrëmjen e 7 prillit u regjistrua për herë të parë në zonën e 21 Dhjetorit vlera 0mg/m3 për grimcat PM2.5 dhe PM10.

Shihni Videon për t'u informuar më shumë rreth cilësisë së ajrit, përpara dhe gjatë periudhës së karantinës në Tiranë./Motilokal.com