Dushi i nxehtë nuk e parandalon koronavirusin

Dushi i nxehtë nuk e parandalon koronavirusin

Larja e trupit me ujë të nxehtë nuk e parandalon infektimin me COVID-19. Temperatura normale e trupit tuaj qëndron rreth 36,5 °C dhe 37 °C, pavarësisht temperaturës së ujit më të cilin ju laheni. Në fakt, larja me ujë shumë të nxehtë mund të jetë e dëmshme pasi mund t’ju djegë.

Mënyra më e mirë për tu mbrojtur nga COVID-19 është pastrimi në mënyrë konstante i duarve. Duke bërë këtë gjë, ju eliminoni viruset që mund të ndodhen në duart tuaja dhe parandaloni përhapjen e infeksioneve që mund të ndodhin kur prekni sytë, gojën dhe hundën./Motilokal.com