Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media ka bërë të ditur masat e reja të ndalimi qarkullimit, që ka marrë për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Ky vendim pritet hy në fuqi të mërkurën me 15 prill si dhe Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike detaje për mënyrën se si do ta lejohet qarkullimi nga dita e mërkurë.
“Nga data 15 prill (e mërkure), ora 06.00, me qëllim të mbrojtjes së jetës së juaj, në komunat e Republikës së Kosovës, hyjnë në fuqi masat rigoroze të lëvizjes me qëllim të pamundësimit të përhapjes së mëtejme të pandemisë Covid-19”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Sipas MSH-së çdo qytetar, nga data 15 prill 2020 së paku deri më 3 maj 2020, do të ketë të drejte të lëvizjes vetëm për 90 minuta gjatë orarit të përcaktuar në bazë të numrit të PARAFUNDIT të numrit PERSONAL.
“Secili nga ju do të keni 90 minuta në dispozicion për të kryer shërbime bazike duke e respektuar distancën sociale dhe të gjitha rregullat e deritanishme për të mbrojtur shëndetin tuaj dhe shëndetin publik”, bëhet e ditur në njoftim.
Ministri Vitia bëri të ditur se kushdo që do të shkel masat e ndërmarra, do të ballafaqohen me pasoja ligjore.
“Kontribuo edhe t’i duke respektuar me përpikëri masat në fuqi.”/Motilokal.com
