Konfirmohet edhe një vdekje nga koronavirusi, arrin në tetë numri i viktimave në Kosovë

Konfirmohet edhe një vdekje nga koronavirusi, arrin në tetë numri i viktimave në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë (MSH) ka njoftuar se sot (e hënë) është konfirmuar edhe një vdekje nga koronavirusi.

Viktima është një grua nga Istogu e cila ka pasur edhe sëmundje bashkëshoqëruese.

“Sot me datë 13.04.2020 në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive të QKUK-së ka përfunduar me vdekje pacientja S.K. (1981) nga Komuna e Istogut, e transferuar në këtë klinikë me datë 12.04.2020 nga Klinika e Kirurgjisë Abdominale pas ndërhyrjes kirurgjikale dhe njëherësh e diagnostikuar me COVID 19”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Sipas MSH-së e njëjta përveç COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Kjo është vdekja e tetë (8) e shënuar në Kosovë e pacientëve me COVID-19./Motilokal.com