Tornadot vdekjeprurëse shkatërrojnë shtetet jugore të SHBA-së

Tornadot vdekjeprurëse shkatërrojnë shtetet jugore të SHBA-së

Mississippi dhe Luiziana janë goditur nga një tornado e fuqishme duke shkaktuar dëme "katastrofike" dhe të paktën gjashtë persona mbeten të vdekur.

Zyrtarët thonë se qindra objekte janë dëmtuar nga stuhitë e forta.

Dy persona janë të vdekur në Lawrence County të Mississippit, sipas shefes së zjarrfikësve të Monticello Lyle Berard, duke thënë se kishte raportime për dy tornado në këtë zonë.

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave të Misisipit konfirmoi vdekjen në qarkun Lawrence. Ajo tha në Twitter se një person kishte vdekur në Walthall County dhe kishte pasur tre vdekje të konfirmuara në Jefferson Davis County.

Governatori i Mississippit Tate Reeves shpalli gjendje të jashtëzakonshme për shkak të stuhive.

Banorët shikojnë mbetjet e shtëpisë së tyre, pasi një tornado u rrëzua nëpër Monroe, Luiziana, të Dielën e Pashkëve.

"Kjo nuk është se si dikush dëshiron të festojë të pashkët të dielën", tha Reeves në një deklaratë.

"Shteti dhe përgjegjësit tanë të parë janë duke punuar gjatë gjithë kohës dhe nuk do të pushojnë derisa të përfundojë kjo. Ne po mobilizojmë të gjitha burimet që kemi në dispozicion për të mbrojtur njerëzit tanë dhe pronën e tyre."

Image

Gjendje të jashtëzakonshme e ka shpallur edhe guvernatori i Allamabas, Kay Ivey, i cili ka pezulluar masat që do të mund të parandalonin mbledhjen e shumë njerëzve në hapësira publike.

Ndërsa në Luiziana, një numër i shtëpive janë shkatërruar, ndërkohë që Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar për stuhi të mëdha në Misisipi, Allabama dhe Xhorxhia.

Image

Aktualisht vendet publike të strehimit janë mbyllur për shkak të masave të izolimit të vëna pas përhapjes së koronavirusit të ri.

Njerëzve u është thënë që të përcjellin udhëzimet për distancim fizik nëse do t’iu duhet patjetër që të strehohen në ndonjë institucion publik siç janë shkollat./Motilokal.com