Moti sot me diell, nesër reshje shiu dhe bore në Kosovë

Moti sot me diell, nesër reshje shiu dhe bore në Kosovë

Java në Kosovë do të nisë me mot të ngrohtë, ndërsa nga dita e marte një front i ftohtë me masa të ftohta ajrore nga veriu i kontinenti pritet të kaloj edhe mbi vendin tonë, ku priten reshje shiu dhe dëbore.

Sipas motilokal.com dita e hënë do të mbajë mot pjesërisht me re dhe vranësira gjatë mesditës. Temperaturat do të lëvizin nga 8 deri në 20 °C. Era do të fryje me shpejtësi 4 m/s në drejtim të perëndimit dhe jugperëndimit.

Dita e marte do të jetë me vranësira dhe reshje shiu vende-vende edhe reshje bore. Temperaturat do të luhatën prej 7 deri në 15 °C. Era do të fryje me shpejtësi 4 m/s në drejtim të jugperëndimit.

Ndërsa nga dita e mërkurë rikthehen temperaturat pranverore. Temperaturat do të luhaten nga 0 deri në 8 °C. Era do të fryje me shpejtësi 5 m/s në drejtim të veriut dhe verilindjes./Motilokal.com