Vitia: Masat për kufizim të lëvizjes mbesin ato që kanë qenë, ditëve në vijmë vendosim për më rigoroze

Vitia: Masat për kufizim të lëvizjes mbesin ato që kanë qenë, ditëve në vijmë vendosim për më rigoroze

Në një konferencë për media ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se masat do të jenë të njëjta, por që pas dy – tre ditësh do të ketë masa më rigoroze.

Ai tha se sot po luftojmë me një armik të padukshëm e që deri  më tani kemi dëshmuar vetëdije kolektive dhe ju jemi mirënjohës, por jo mjaftueshëm.

Vitia ka theksuar se një pakujdesi e vogël, mund të na kushton me humbje të mëdha të jetës. Koronavirusi do të hy në fazën kulminante të shpërndarjes.

“Falë masave të ndërmarra kemi arritur që të kemi një situatë më të kontrolluar, por fatkeqësisht kjo nuk mjafton. Gjatë ditëve të fundit kemi pas rritje të numrit të infektuarve që bazuar në studimet nga terreni sjellë rekomandime për masa më rigoroze”, u shpreh Vitia.

Ministri Vitia deklaroi se çdo lëshim mund të na kushtojë shumë dhe nuk duhet që tolerojmë neglizhencën, karshi këtij virusi të rrezikshëm.

“Marrë parasysh këtë, prej sot në mesnatë, hymë në një fazë, dhe masat do të hyjnë në fuqi ato që kanë qenë aktive deri më tani”, theksoi ministri Viti.

Sipas tij masat do të jenë në fuqi, deri në vendimin e radhës, e ato më rigoroze, pas konsultimeve do të bëhen publike dhe do të hyjnë në fuqi brenda dy ose tre ditëve. Mes tjerash ministri Vitia tha se nga respektimi i rekomandimeve dhe masave të marra do të varen jetët tona./Motilokal.com