Java në Kosovë do të nisë me mot të ngrohtë, ndërsa nga dita e marte një front i ftohtë me masa të ftohta ajrore nga veriu i kontinenti pritet të kaloj edhe mbi vendin tonë, ku priten reshje shiu dhe dëbore.
Sipas motilokal.com dita e hënë do të mbajë mot pjesërisht me re dhe vranësira gjatë mesditës. Temperaturat do të lëvizin nga 8 deri në 20 °C. Era do të fryje me shpejtësi 4 m/s në drejtim të perëndimit dhe jugperëndimit.
Dita e marte do të jetë me vranësira dhe reshje shiu vende-vende edhe reshje bore. Temperaturat do të luhatën prej 7 deri në 13 °C. Era do të fryje me shpejtësi 4 m/s në drejtim të jugperëndimit.
Ndërsa nga dita e mërkurë rikthehen temperaturat pranverore. Temperaturat do të luhaten nga 3 deri në 9 °C. Era do të fryje me shpejtësi 5 m/s në drejtim të veriut dhe verilindjes./Motilokal.com
