Konfirmohen edhe 27 raste të reja me koronavirus në Kosovë, shkon numri në 277 persona të infektuar

Konfirmohen edhe 27 raste të reja me koronavirus në Kosovë, shkon numri në 277 persona të infektuar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publik të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se nga 94 mostra të testuara sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, për SARS-Cov-2, janë regjistruar 27 raste të reja, prej të cilave 20 në Prishtinë.

Ndërsa ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, në konsultim me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nxori vendimin për shpalljen e Prishtinës si zonë karantinë.

Me këtë vendim, ndalohen hyrje dhe daljet në komunën e Prishtinës.

Obligohen të gjithë qytetarët që të respektojnë masat sipas udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Këtë vendim, MSH e ndërmerr me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejme të pandemisë COVID -19 në Republikën e Kosovës.

Një vendim të ngjashëm, sot Ministri Vitia për shpalljen zonë karantinë e ka marrë edhe për Komunën e Ferizajt, pasi që banorët e kësaj komune dyshohet se kanë pasur kontakt të drejtpërdrejt me personin e infektuar me Koronavirusin COVID-19.

Për rastet e tjera përveç Prishtinës IKSHPK do të njoftoj sonte pas testimit të gjitha mostrave të sotme.

Nesër, me datë 12 prill 2020, do të mbahet një konferencë të jashtëzakonshme për media ku do të prezantohen masat e reja rigoroze që do të ndërmerren për përhapjen e mëtejme të COVID-19 në Kosovë./Motilokal.com