Prishtina futet në karantinë

Prishtina futet në karantinë

Ministria e Shëndetësisë (MSH) pas konfirmimit të 20 rasteve me koronavirus në Prishtinë

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, në konsultim me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nxori vendimin për shpalljen e Prishtinës si zonë karantinë.

Me këtë vendim, ndalohen hyrje dhe daljet në komunën e Prishtinës.

“Obligohen të gjithë qytetarët që të respektojnë masat sipas udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike”, thuhet në njoftim./Motilokal.com