Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka asnjë informacion dhe provë që të sugjeron se koronavirusi i ri mund të transmetohet nga mushkonjat.
Sipas OBSH-së koronavirusi i ri është një virus i frymëmarrjes i cili përhapet kryesisht përmes pikave të krijuara kur një person i infektuar kollitet ose teshtin, ose përmes pikave të pështymës ose rrjedhjes nga hunda.
OBSH apelon që të shmangni kontaktin e ngushtë me këdo që kollitet dhe teshtin./Motilokal.com
