Ujësjellësi Prishtina ka bërë thirrje që në këtë kohë, derisa po qëndroni në shtëpitë tuaja të shpenzoni racionalisht ujin e pijshëm, duke e shpenzuar për nevoja higjienike dhe shtëpiake por asnjë litër ujë të mos ju shkojë kotë, duke e lënë të rrjedhë nga rubineti juaj!
Njoftimi i plotë:
Pastro duart vazhdimisht me ujë por jo vetëm sot, nesër , pasnesër dhe çdo moment të nevojshëm të jetës tënde!
Investo në shëndetin tuaj duke mbajt higjienën personale!
KRU" Prishtina" sh.a. bën thirrje që në këtë kohë, derisa po qëndroni në shtëpitë tuaja të shpenzoni racionalisht ujin e pijshëm , duke e shpenzuar për nevoja higjienike dhe shtëpiake por asnjë litër ujë të mos ju shkojë kot, duke e lënë të rrjedhë nga rubineti juaj!
Furnizimi me ujë të pijshëm vazhdon të jetë stabil.
Rezervat ujore për shkak të rritjes së konsumit dhe thatësisë që po mbretëron në vendin tonë, janë duke u pakësuar andaj, të përdorim ujin e pijshëm në mënyrë sa më të drejtë./Motilokal.com
