Që nga 13 marsi kur edhe u paraqit koronavirusi për herë të parë në Kosovë e deri më tash ka infektuar 227 persona, 38 prej të infektuarve janë shëruar kurse 7 kanë humbur jetën. Komuna e cila ka më së shumti raste është Malisheva, ku deri tash janë konfirmuar 66 persona pozitiv në COVID-19.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka publikuar disa të dhëna dhe karakteristika rreth COVID-19 në Kosovë.
Ai ka thënë se deri me datën 8 prill 2020 për SARS-Cov-2 në Kosovë janë testuar 2570 persona, ndërsa kategoria më e infektuar janë grupmoshat 20-29 vjeç dhe 30-39 vjeç.
Postimi i plotë:
Disa të dhëna dhe karakteristika rreth Koronavirusit Covid-19 në Kosovë
Deri me datë 8 prill 2020 për SARS-Cov-2 në Kosovë janë testuar 2570 persona.
• Pozitiv kanë rezultuar 224 raste (35 prej tyre nga komunat në veri të Kosovës: Mitrovicës, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok)
• Të vdekur: 6 persona
• Të shëruar: 37
• Raste aktive 181
• Shkalla e vdekshmërisë: 2.6%
• Të kontaktuar dhe nën mbikëqyrje 3882 raste
• Kategoria më e infektuar janë grupmoshat 20-29 vjeç dhe 30-39 vjeç
• Kategoria që ka pasur më së shumti nevojë për trajtim spitalor janë grupmosha mbi 70 vjeçare
• Meshkujt janë më shumë të prekur se sa femrat: 54% kundrejt 46%
• Komuna më e prekur: Malisheva me 66 raste
• Në tre ditët e fundit ka pasur tendencë të një rritjeje më te theskuar të rasteve pozitive
• Me këto shifra, Kosova është brenda skenarit të mesëm epidemiologjik për Covid-19.
(Të dhënat janë nxjerrë duke analizuar burimet nga IKSHPK dhe Klinika Infektive; Përpunoi: fhoti, posteri: Wal-Det)./Motilokal.com
