Sot dhe gjatë fundjavës do të mbajë mot me diell dhe me rritje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.
Sipas motilokal.com dita e premte do të mbajë mot i kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 5 deri në 19 °C. Era do të fryje me shpejtësi 5 m/s në drejtim të veriut dhe verilindjes.
Paraditja e ditës së shtunë do të jetë me mot pjesërisht me re, ndërsa pasditja pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të luhatën prej 6 deri në 17 °C. Era do të fryje me shpejtësi 4 m/s në drejtim të veriut dhe verilindjes.
Mot i kthjellët do të kemi edhe ditën e diele. Temperaturat do të luhaten nga 6 deri në 20 °C. Era do të fryje me shpejtësi 3 m/s në drejtim të lindjes dhe lindjes dhe juglindjes./Motilokal.com
