Një tjetër tërmet është regjistruar rreth orës 06:30 të mëngjesit të ditës së sotme në qytetin e Korçës me madhësi 3.7 shkallë të Rihterit.
Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, me thellësi rreth 107 kilometra në juglindje të Tiranës, 7 kilometra në perëndim të Korçës dhe 8 kilometra në jug të Maliqit.
Nuk ka ende ndonjë raportim për dëme materiale apo lëndime në njerëz./Motilokal.com
