Zjarr në malet e Skenderajt [Foto]

Zjarr në malet e Skenderajt [Foto]

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka reaguar për zjarrëvenien e maleve në fshatrat Ticë dhe Rakinicë në afërsi të Radishevës, nga qytetarët e pandërgjegjshëm.

Ai tha se edhe sot në kohë pandemie zjarrfikësit tonë janë duke fikur zjarrin që qytetarë të pa ndërgjegjshëm po i vënë maleve.

Postimi i plotë:

Qytetarë, kjo nuk mund të tolerohet!

Ju lutem shumë që të mos bëni veprime të tilla kundër natyrës sonë, vendit tonë për të cilin u derdh gjak.

Edhe sot në kohë pandemie zjarrfikësit tonë janë duke fikur zjarrin që qytetarë të pa ndërgjegjshëm po i vënë maleve e fushave në fshatrat Ticë, Rakinicë e në afërsi të Radishevës.

Në mënyrë që të ndalim këto veprime kundër natyrës sonë kërkoj nga ju qytetarë që të lajmëroni tek organet tona komunale ata që po i vënë flakën maleve.

Po ashtu kërkoj nga Policia e Kosovës që të na ndihmojnë në gjetjen e personave që po bëjnë vepra të tilla të liga.

Bashkë të mbrojmë natyrën tonë të shenjtë!/Motilokal.com

Image may contain: tree, sky, plant, outdoor and nature

Image may contain: sky, outdoor and nature