Pesë të vdekur dhe 29 raste të reja me COVID-19, shkon në 599 numri i të infektuarve në Maqedoni

Pesë të vdekur dhe 29 raste të reja me COVID-19, shkon në 599 numri i të infektuarve në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë informon se në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendjes fibrile në Shkup, vdiqën 5 pacientë me koronavirus: një pacient nga Kumanova (52 vjeç), një pacient nga Llabunista-Struga (65 vjeç), një pacient nga Çelopeku – Tetovë (62 vjeç) dhe një pacient nga Shtipi (81 vjeç). Një tjetër pacient i konfirmuar në shtëpi në moshën (53 vjeç) vdiq në Kumanovë në shtëpi.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë raportuar 29 raste të reja të koronavirusit. Sipas qyteteve: Shkupi – 15, Kumanova – 7, Prilep – 1, Struga 3 dhe Kocani – 3.

Me këtë, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë është 599 persona.

Sipas vendbanimit, deri më tani rastet e Covid -19 janë regjistruar në: Shkup – 254

Kumanovë – 128

Dibër – 49

Shtip 20

Prilep -34

Tetovë – 29

Strugë – 28

Velesi – 10

Manastir –6

Ohër –3

Kavadari – 2

Gostivar – 4

Gjevgjeli – 4

Strumica – 2

Kriva Palanka – 3

Radovish -4

Krushev – 2

Koçani – 17

386 teste janë kryer gjatë 24 orëve të kaluara, të përfshira përmes IPSH-229, përmes Fakultetit të Veterinarisë – 8, Avicenna – 22, Bioteh – 22, dhe Philip II (Zhan Mitrev) -105.

Deri më tani, janë kryer gjithsejtë 5,879 teste të Covid-19 në vend./Motilokal.com