Ministria e Shëndetësisë: 6 raste të reja me COVID-19, shkon në 383 numri i të prekurve në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë: 6 raste të reja me COVID-19, shkon në 383 numri i të prekurve në Shqipëri

Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik të Shqipërisë, në një konferencë shtypi ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë testuar 182 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19.

“Deri në këto momente janë testuar 2753 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 383 raste”, tha Bino.

Ajo tha se betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 22 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

Sipas saj gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 131.

“Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 67 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive”, u shpreh Bino.

Bino tha se në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar gjithsej. 6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 3 pacientë janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 74 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Elbasan, Korçë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë              181 raste

– Durrës               38 raste

– Lushnje               5 raste

– Elbasan              11 raste

– Fier                    26 raste

– Kavajë                 8 raste

– Rrogozhinë        4 raste

– Korçë                 17 raste

– Vlorë                   5 raste

– Shkodër           44 raste

– Lezhë                14 raste

– Berat                   2 rast

– Has                    12 raste

– Krujë                  5 raste

-Tropojë               4 raste

– Pukë                   4 raste

– Mirditë               3 raste

Siç shihet, sot kemi një ulje të ndjeshme të numrit të rasteve të prekurve nga COVID-19 që tregon se hetimi epidemiologjik dhe gjurmimi i rasteve të reja apo kontakteve të tyre ka funksionuar në mënyrën e duhur dhe është kryer sipas protokolleve të përcaktuara.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Siç e tregojnë edhe shifrat e ditëve të fundit, ku ka raste brenda të njëjtës familje, është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40./Motilokal.com