Në Klinikën Infektive po trajtohen 47 pacientë me COVID-19, dy në gjendje kritike për jetën

Në Klinikën Infektive po trajtohen 47 pacientë me COVID-19, dy në gjendje kritike për jetën

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) njofton se në Klinikën Infektive sipas raportit ditor, janë të hospitalizuar gjithsej 61 pacientë.

Në njoftimin e QKUK-së thuhet se me COVID-19 janë 47 raste, për 10 raste piten rezultatet e mostrave, kurse 4 raste kanë rezultuar negativ në COVID-19.

QKUK bën të ditur se gjendja e pacientëve të sëmurë me COVID-19 është si vijon; 47 raste të infektuar me Covid-19, 41 kanë gjendje stabile, 4 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive dhe 2 pacientë ndodhen në mjekimin intensiv, janë në gjendje të kritike dhe në ventilim mekanik./Motilokal.com