Instituti i Shëndetit Publik të Shqipërisë (ISHP), me udhëzime të OBSH-së, ka përgatitur disa këshilla për personat me aftësi të kufizuara për t’u mbrojtur nga koronavirusi.
Është shumë e rëndësishme që të kujdeseni për shëndetin tuaj të përgjithshëm, përfshirë edhe gjendjet e veçanta shëndetësore që tashmë ju keni;
Bëni gjithçka që mundeni për të reduktuar rrezikun e marrjes së COVID-19, për shembull, larja e shpeshtë e duarve tuaja, shmangia e njerëzve dhe duke qëndruar larg nga cilido që është i sëmurë.
Është e rëndësishme që edhe nëse nuk ndjeheni mirë nga ana shëndetësore, vazhdoni të merrni mjekimet dhe ilaçet e tjera që ju janë dhënë nga një mjekët për sëmundjet ose problemet e tjera shëndetësore;
Sigurohuni që keni ilaçe të mjaftueshme, dhe nëse nuk ndjeheni mirë nga ana shëndetësore kërkojini një anëtari të familjes ose kujdestarit tuaj që të sigurojë ilaçe për ju./Motilokal.com

