Infektologu Valbon Krasniqi, përmes një shkrimi ka thënë se në Kosovë brenda vitit lindin rreth 25,000 foshnje. Kjo do të thotë se rreth 25,000 shtatzëna në këto momente të epidemisë mund t’i ekspozohen rrezikut për infeksion.
Ai ka dhënë edhe disa këshilla për shtatzënat, që sipas tij për shkak të ndryshimeve që ndodhin në trupin e tyre dhe në sistemin imun, femrat shtatzëna mund të jenë më të ndjeshme ndaj infeksioneve respiratore.
Shkrimi i plotë i Dr. Valbon Krasniqit:
Duke ju shprehur ngushëllime familjarëve të dy pacientëve që sot nuk arritën të përballojnë infeksionin me COVID-19, të mbajmë shpresën që në ditët e ardhshme të kemi lajme për shërimin e pacientëve.
E ndërsa të tjerë persona rezultojnë pozitiv në COVID-19, të tjerë presin për t’u shëruar, qindra- mijëra nëna presin të sjellin në këtë botë, jetë të reja.
Në Kosovë brenda vitit lindin rreth 25,000 foshnje. Kjo do të thotë se rreth 25,000 shtatzëna në këto momente të epidemisë mund t’i ekspozohen rrezikut për infeksion.
Prandaj, ja disa këshilla për shtatzënat:
Deri më tani nuk është vërtetuar se shtatzënat janë më të rrezikuara se sa popullata e përgjithshme. Por, për shkak të ndryshimeve që ndodhin në trupin e tyre dhe në sistemin imun, femrat shtatzëna mund të jenë më të ndjeshme ndaj infeksioneve respiratore.
Veprimet që duhet të bëni për t”u mbrojtur nga COVID-19:
- Pastroni duart sa më shpesh me tretësira me bazë alkooli ose me sapun dhe ujë;
- Mbani distancën me personat tjerë dhe shmangni kontaktet me shumë njerëz;
- Mos prekni me duar sytë, hundën dhe gojën;
- Praktikoni higjienën respiratore: mbuloni gojën dhe hundën me një faculetë kur kolliteni apo teshtini dhe hudhni pastaj faculetën ne shportën e mbeturinave;
- Nëse keni temperaturë, kollitje ose vështirësi në frymëmarrje, lajmërohuni menjëherë te mjeku.
A duhet të testoheni për COVID-19 ?
Nëse keni simptome, PO. Shtatzënat duhet të kenë prioritet për testim.
A mund të kalojë virusi nga shtatzënat tek fetusi (fryti) ?
Ende nuk dihet nëse shtatzënat me COVID -19 mund ta përcjellin virusin tek fryti apo foshnja gjatë dhe pas lindjes. Deri më sot virusi nuk është gjetur në këngun amniotik e as në qumështin e gjirit.
A duhet të lindin me prerje cezariane shtatzënat me COVID infeksion?
JO. Vetëm nëse ka arsye tjera mjekësore, atëherë po.
A duhet të ushqejnë me qumësht gjiri foshnjat e tyre nënat me COVID-19 infeksion?
PO. Nënat me COVID-19 mund të ushqejnë me qumësht gjiri foshnjat: Por duhet të:
- Praktikoni higjienën respiratore - mbuloni gojën dhe hundën me maskë ose faciletë gjatë gjidhënies;
- Pastroni duart gjithmonë para dhe pasi të prekni (t’a mbani) foshnjën;
- Pastroni dhe dezinfektoni rregullisht sipërfaqet që prekni./Motilokal.com
