Një tigër në kopshtin zoologjik Bronx në SHBA u testua pozitiv për koronavirusin, duke e bërë atë rastin e parë të tillë në botë. Lajmin e japin sot mediat e huaja duke iu referuar deklaratës së bërë nga zyrtarët e kopshtit zoologjik.
Tigri, i quajtur Nadia, besohet të jetë rasti i parë i njohur i një kafshe të infektuar me COVID-19 në SHBA.
Nadia, së bashku me gjashtë mace të tjera të mëdha, mendohet se janë infektuar nga një rojtar asimptomatik i kopshtit zoologjik.
Nadia besohet të jetë infektuar nga një punonjës i kopshtit zoologjik, i cili ka rezultuar pozitiv me koronavirus, por nuk kishte shfaqur simptoma.
Tigri shfaqi simptoma në 27 mars dhe sipas njoftimit gjendja është e mirë. Kopshti Zoologjik i Bronxit është mbyllur që nga 16 marsi si pjesë e masave për adresimin e koronavirusit.
"Kjo është hera e parë në botë që një person infekton kafshën dhe kafsha u sëmur", tha të dielën Paul Calle, shefi veterinar në kopshtin zoologjik.
Ka pasur raste të izoluara të kafshëve shtëpiake që testojnë pozitive për koronavirus në botë, por ekspertët kanë theksuar se nuk ka asnjë provë që ata të mund të sëmuren ose të përhapin sëmundjen./Motilokal.com
