Ndodh edhe kjo në mes të pandemisë, dikush gjen kohë për ndotjen e ambientit

Ndodh edhe kjo në mes të pandemisë, dikush gjen kohë për ndotjen e ambientit

Po thuajse në të gjithë botën ka rënë niveli i ndotje së ajrit dhe ambientit për shkak të koronavirusit, ku tashmë të gjithë janë të mbyllur, në Kosovë po ndodh e kundërta.

Edhe përkundër izolimit në Kosovë dhe rekomandimeve dhe thirrjeve të institucioneve përkatës që të qëndrojmë në shtëpi, dikush edhe gjen kohë të hedh mbeturina në Parkun Nacional Gërmia.

Në foto të shkrepura nga vendi i ngjarjes nga redaksia e motilokal.com, shihen se si persona të papërgjegjshëm kanë hedhur mbeturina në “mushkëritë e Prishtinës”.

Në këtë në masë të madhe të ndotjes së ambientit ka kontribuar edhe gjoba tejet e ulët për ata që kapen duke hedhur këto mbeturina, dënime këto që rrallëherë zbatohen. Përderisa në vendet evropiane synim të cilin e ka Kosova, për hedhjen e vetëm një cigareje në rrugë mund të gjobitesh, e në Kosovë nuk gjobitesh se mungojnë edhe inspektorët në këto pjesë./Motilokal.com