IKSHPK: Ju lutemi rrini në shtëpi dhe mos u grumbulloni, mund të shkaktoni shpërthim epidemik!

IKSHPK: Ju lutemi rrini në shtëpi dhe mos u grumbulloni, mund të shkaktoni shpërthim epidemik!

Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK), ka shpreh shqetësimin për grumbullimin e njerëzve në kryeqytet, duke iu bërë apel për respektimin e rekomandimeve të institucioneve shëndetësore dhe qeveritare.

Në njoftimin e IKSHPK-së thuhet se në Prishtinë, po vërehen dalje masive në orët e lira të lëvizjes. Po ashtu në Brezovicë e Prevallë janë mbledhur grumbuj të njerëzve. Për IKSHPK-në kjo është e rrezikshme.

Qytetarë të dashur!

Ju lutemi t’i përmbaheni rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe mos dilni në grumbuj gjatë orëve të lira të lëvizjes sepse jeni duke rrezikuar veten dhe Familjet e Juaja!

Sot edhe dy raste fatale me COVID-19!

Ngushëllime Familjeve!

Të nderuar familjarë të të moshuarve:

Ju lutemi kujdesuni për më të dashurit tuaj të moshuar dhe për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia!

Në Evropë kanë vdekur më shumë se 50.000 njerëz!

Në Prishtinë, po vërehen dalje masive në orët e lira të lëvizjes.

Grumbuj të njerëzve që po rrezikojnë veten dhe të gjithëve!

Ju lutem kini kujdes se mund të shkaktoni shpërthim epidemik në kryeqytet!

Në Brezovicë e Prevallë janë mbledhur grumbuj të njerëzve!

Kjo është e rrezikshme!

Virusi nuk ka këmbë! Mos ia jepni këmbët ju! Ju lutemi!

Shikoni ju lutem valën epidemike në shtetet e Europës, veni gishtin në kokë dhe mendoni. Mos pengoni ekipet e Institutit me pyetje të cilat i keni mësuar tashmë nga rekomandimet e Instituti Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Na ndihmoni ta kryejmë punën sublime dhe mundohuni të zbatoni secili detyrën e juaj duke ruajtur shëndetin tuaj. Ju kemi lënë të pushoni dhe jo secili të marr detyrën e epidemiologut duke pyetur detaje, duke u munduar të rikonstruktojnë çdo vatër infeksioni, duke u zhytur në kureshtjen e njohjes së çdo procedure të hulumtimit.

Pushoni dhe vetëm pushoni që të na lini të punojmë!

Ju gjendeni në shtëpitë e juaja me familiar. Ne gjendemi në punë pa orar nga 15-20 orë! Për ju! E ju për ne:

JU LUTEMI QËNDRONI NË SHTËPI!/Motilokal.com