Mbyllen sheshet dhe parqet në Kosovë

Mbyllen sheshet dhe parqet në Kosovë

Sot, Policia e Kosovës ka mbyllur sheshet kryesore të kryeqytetit, atë “Skënderbeun”, “Nënë Tereza” dhe “Zahir Pajaziti” edhe parkun e qytetit dhe Gërmia.

Të gjitha rrugët që të çojnë në këto sheshe dhe parqe janë bllokuar me shirita duke i pamundësuar qytetarëve që të mblidhen dhe të ecin lirshëm.

Kjo pasi nga sot fillojnë edhe ngritja e temperaturave dhe koha do të jetë me diell dhe ngrohtë, ku edhe mund të rritet numri i njerëzve në këto vende.

Ndryshe, sot janë regjistruar edhe dy vdekje nga koronavirusi në Kosovë, duke çuar numrin në tre, ndërsa të infektuar janë 145 persona./Motilokal.com