Dy të vdekur nga koronavirusi në Kosovë

Dy të vdekur nga koronavirusi në Kosovë

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka bërë të ditur se sot me datë 06.04.2020 në Klinikën Infektive të kanë vdekur dy pacientë me COVID -19.

Në njoftimin e QKUK-së thuhet se në ora 03:00 ka përfunduar me vdekje pacienti i gjinisë mashkull S. N, 1961, Prishtinë, i cili është pranuar në Mjekimin Intensivë të Klinikës Infektive me datën 04.04.2020 transfer nga Qendra Emergjente e QKUK-së dhe ka qenë me sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus tip 2. Sy hepatorenale). Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive në gjendje të rendë pa vetëdije.

Ndërsa sipas njoftimit të QKUK-së në ora 07:10 ka përfunduar me vdekje pacientja e gjinisë femër, N. R, 1950, Korishë, Prizren, e cila është pranuar po ashtu në Mjekimin Intensivë të Klinikës Infektive me datën 02. 04.2020 dhe ka pasur sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus, Nephropathia diabetica, Hypertensio arterialis dhe Cardimyopathia chronica)./Motilokal.com