Kthehet moti pranveror në Shqipëri – nga java e ardhshme ngritje të temperaturave

Kthehet moti pranveror në Shqipëri – nga java e ardhshme ngritje të temperaturave

Pas disa ditëve të ftohta me reshje bore në agun e pranverës, duke filluar nga java e ardhshme pritet të kemi mot të kthjellët dhe me diell. Vendi do të ndikohet nga masat ajrore të qëndrueshme dhe të thata kjo falë depërtimit të presionit të lartë që do të vendoset në Evropën qendrore.

Dita e hënë do të nis me mot pjesërisht me re. Temperaturat do të luhatën nga 9 deri në 18 °C.

E marta do të mbajë mot të kthjellët dhe me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 4 deri në 19 °C. Era do të fryje me shpejtësi 2 m/s në drejtim të veriut dhe verilindjes.

Mot i kthjellët do të kemi edhe ditën e mërkurë. Temperaturat do të sillen prej 10 deri në 11 °C. /Motilokal.com