Shtatë të shëruar dhe pesë raste me koronavirus në Kosovë

Shtatë të shëruar dhe pesë raste me koronavirus në Kosovë

Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK), në një kumtesë për media ka konfirmuar se janë shëruar shtatë pacientë me COVID-19 dhe janë regjistruar pesë raste të reja me këtë virus, duke çuar në 140 numrin e të infektuarve.

“Sot më 04.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 128 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, pesë(5) prej tyre kanë rezultuar pozitive”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

IKSHPK bën të ditur se sot me 04.04.2020, janë të shëruar edhe shtatë (7) pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri me sot është njëzet e tre (23).

Sipas Institut të Shëndetësisë rastet pozitive janë raste kontakti, dy (2) prej të cilave janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, një (1) me vendbanim në Prishtinë, një (1) me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri dhe një (1) e karantinuar .

“Nga data 08.02.2020 deri me 04.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.871 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 140 raste me 1 rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç”, theksohet në komunikatë.

IKSHPK njofton se në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 3.053 kontakte të rasteve./Motilokal.com