Një polic në Indi, ka zgjedhur një formë interesante për t’i kontrolluar qytetarët që dalin rrugëve gjatë pandemisë së koronavirusit.
Rajesh Babu - një oficer që patrullon në rrugët e Chennais, kryeqyteti i shtetit Indian të Tamil Nadu, është bërë virale në mediat sociale për veshjen e një helmete që duket si koronavirus.
Helmeta e policit Babu është e mbuluar me thumba të kuqe, ashtu si imazhi mikroskopik i koronavirusit.
Për momentin, vendi, i cili ka një popullsi prej 1.3 miliardë, është në një bllokim 21 ditor në mënyrë që të kufizojë përhapjen e virusit.
Prandaj, oficeri i policisë Chennai Rajesh ka ndërmarrë njëveprim të pazakontë për t’i ndaluar njerëzit rrugëve dhe për t'i edukuar ata për rëndësinë e qëndrimit në shtëpi./Motilokal.com


