Gjashtë të infektuar me koronavirus në përkujdes intensiv, njëri vazhdon të ketë gjendje më të rëndë

Gjashtë të infektuar me koronavirus në përkujdes intensiv, njëri vazhdon të ketë gjendje më të rëndë

Klinika Infektive e QKUK-së, ka njoftuar se në këtë klinikë janë të hospitalizuar 43 pacientë me COVID-19.

Sipas njoftimit kjo klinikë është në pritje të rezultateve edhe për 11 raste, derisa dje janë testuar dhe kanë rezultuar negativ 7 raste.

Gjendja e 43 pacientëve me COVID-19 është si vijon: 36 raste janë në gjendje stabile, 6 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Klinika Infektive bë të ditur se pacientja në kujdesin intensive, e pranuar më 25.03.2020, vazhdon të jetë në gjendje të rendë dhe është në ventilim mekanik.

“Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur asnjë rast të infeksionit brenda-spitalor. Të 4 infermieret e konfirmuara më parë pozitive në COVID-19 janë në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave tri janë të hospitalizuara në klinikë, ndërsa njëra është e vetizoluar në shtëpi”, thuhet në kumtesën e Klinikës Infektive./Motilokal.com